Historia e fisit tonë dhe familjes Sylejmani në lagjen e Smakajve në fshatin Cernicë të Gjilanit, është pjese origjinale e realitetit të hidhur dhe vuajtjeve të mëdha që i ka përjetuar dhe jetuar populli ynë i shumëvuajtuar!
Është i njohur fakti që Stërgjyshi ynë Baba Sylë, ka qenë pjesë aktive e lëvizjes kombëtare për mbrojtjen dhe çlirimin e Atdheut me pushkë në dorë!
Per pjesmarrje direkte ne kryengritjen antiosmane ne Gryke te Kaçanikut dhe ne Drenogllave nen udheheqjen e strategut legjendare Idriz Seferi, Baba Syle arrestohet dhe dergihet ne burg te Prishtines, dhe nga autoritetet turke denohet me tre vute burg!
Baba Sylë, pas lirimit nga burgu, i torturuar barbarisht dhe i dermuar nga vuajtjet, ne moshen 51 vjeçare ne vitin 1924, mbylle syte i pari yne, te cilit Babai i Tij, Baba Hajdin, i kishte rene ne betejen ruso-turke ne Pleven te Bullgarise!
Shoket e Babes Sylë, ne shenje nderimi e respekti per shokun e bashkeluftëtarin e tyre, kishin vendosur qe ta dergonin ne shkollim me kontributet e tyre djalin e Syles Ramizin!
Gjyshi im kishte filluar shkollimin ne Medrese ne Gjilan dhe ne vitin 1936, ne perfundim te medresese, ne diten e festes se Pashkëve kishte ardhur nga Gjilani në Cernice, dhe te varrezat e lagjes Smakaj, e kishte takuar Nënën e Tij Azeminen e cila i kishte derguar te varri vezë te skuqura Babes Sylë dhe i kishte dhezur qiri!
Baba Hoxhë i ndikuar nga mesimet islame qe i kishte mesuar, Nenes Azemine i kishte thene eshte mire qe kjo praktike e dergimit te vezëve te ngjyrosura dhe dhezja e qirit te mos aplikohet ma, sepse kjo nuk eshte porosi dhe as praktike e fese islame!
Kjo eshte historia e festes se Pashkëve ne familjen tonë Sylejmani, e cili dikur festohej nga stergjyshja jone Nana Azemine, e cila nderonte te varri bashkeshortin e saj Babën Syle me veze te ngjyrosura dhe qiri te dhezur!
Ismet Sylejmani,
Gjilan, 16 Prill 2023!


