-5.9 C
Sterling Heights
20/12/2025, 1:32
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Hovenier për betimin e kryetarëve në veri: Të mos përdoret forca për të hyrë në ndërtesat e komunave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHovenier për betimin e kryetarëve në veri: Të mos përdoret forca për...

Hovenier për betimin e kryetarëve në veri: Të mos përdoret forca për të hyrë në ndërtesat e komunave

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që qojnë në rritjen e tensioneve në veri.

Ai pas takimit me Kurtin teksa ka folur për betimin e kryetarit të zgjedhur në veri, Erden Atiq, i cili është planifikuar për të premten, ka thënë se SHBA-ja nuk mendon që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave.

“Unë i kam bërë disa komente dje. Ne folëm për të njëjtën gjë. SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë që qasshme”, ka thënë ai

I pyetur nëse SHBA-ja e mbështet një draft të ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të propozuar nga kryeministri Albin Kurti, Hovenier ka thënë se e mbështesin, duke shtuar se besojnë se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të lëvizë përpara urgjentisht me negociatat dhe më pas krijimin e Asociacionit.

I pyetur se si mund të duket Asociacioni, ai u përgjigj se për këtë çështje duhet të punohet me emisarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Ne kemi thënë disa herë që duhet të vendosen idetë në tavolinë, ta dimë se çfarë vizioni ka. Ne duam që ky proces të ecë përpara. Ne shumë shpesh kemi thënë gjëra të cilat i ka thënë edhe kryeministri Kurti. Ne nuk duam që Asociacioni të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ne e kemi bërë versionin tonë të qartë. Por është e rëndësishme që edhe Kosova t’i vë idetë e saja në tavolinë”, ka thënë ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img