20 C
Sterling Heights
03/10/2025, 23:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Humanizmi dhe bashkimi në Malesi ka një emër – Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHumanizmi dhe bashkimi në Malesi ka një emër - Mark Nikollë Pjetrushi...


Iftar i organizuar nga Humanisti Mark Nikolla Lugjuraj, për Sh.k.a ” Koha” nga Dinosha

Malesia gjate historise ka rritur burra të nderit, besës, trimërisë, pushkës, lapsit.  Sot,  Humanist dhe njeri që bashkon malsorët pa dallimi bajraku, fisi, krahinë apo besimi është Mark Nikolla, në mërgim e posaçerishtë në Malësi . I shkuar para 50 viteve në mërgim, Ai jeton, vepron e bashkon Malesinë si asnjë tjetër. Sofrat e Tij janë të shpeshta në Malësi e mërgim. Ndihmon jetimat, invalidët, studentët, njerzit në nevojë. Financon ngjarjet kulturore, artistike, sportive. Veprat e Tij janë bujare,  fisnike,  të pastra si pika e lotit, me të vetmin qëllim bashkimin dhe përparimin e Malësisë…
Sonte Mark Nikolle Pjetrushi së bashku me bashkëshorten Lezen, djalin Tonin dhe vajzën Dritën organizuan Iftarin për antarët e sh.k.a ” Koha ” nga Dinosha. Të pranishëm ishin antar të dy besimeve të bashkuar ashtu siç thotë Zoti e ropi. U kalua një Iftar në buellëk e vëllazrim. U kënaqen me shpirt e zemër, ashtu siç kalojnë të gjitha aktivitetet që organizon Marku me familje në Malësi….
Sonte Marku shoqatës i dhuroj edhe 500 euro për tu soditur në ndonje takim gjatë verës të gjithë se bashku.
Por, për muajin  Ramazanit Marku sonte  siguroj për 12 familje me jetima dhe invalide nga një gjysëm qingji për secilen prej tyre. Familjet ishin nga Dinosha, Rrogathi, Tuzi, Vllana dhe Kudërbudani.
Derisa të ketë njerez si Mark Nikollën Pjetrsuhin Malesia do të jetë e bashkuar dhe vellazruar.
Antarët e shoqërisë ” Koha” dhe familjarët qe ishin sonte në këtë Iftar njezëri thoshin;
Mark Nikolla Zoti ta shperblefte ku tju don zemra, e të pastë Malesia.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img