-4.7 C
Sterling Heights
22/12/2025, 5:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ideja për Qeveri me të gjitha partitë përpos BDI-së, Kovaçevski: Nuk flas në emër të partive tjera, do të ndërtojmë qëndrim të përbashkët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetIdeja për Qeveri me të gjitha partitë përpos BDI-së, Kovaçevski: Nuk flas...

I pyetur nëse edhe partitë tjera politike, përfshi edhe ato të opozitës shqiptare, do të bëheshin pjesë e një Qeverie gjithëpërfshirëse e cila do të miratonte ndryshimet kushtetuese, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk komenton në emër të partive të tjera, ndërkaq theksoi se asnjë vendim nuk e merr pa konsultim me partnerët e koalicionit, përcjell TV21.

“Ju e dini se unë asnjëherë nuk jap deklarata në emër të partive të tjera politike, dhe në emër të kryetarëve të partive të tjera politike dhe aq më pak komentoj qëndrimet e tyre politike, dhe si kryetar i LSDM-së, normalisht në koordinim me LSDM, kam parashtruar propozimin, gjithsesi se edhe partnerët e tjerë të koalicionit do të kenë mundësinë të deklarohen rreth këtij propozimi, megjithatë të jeni të sigurt se gjithmonë para se të marr vendim konkret ose para se të japë deklaratë, konsultohem me të gjitha palët e përfshira”, theksoi Kovaçevski.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img