23.1 C
Sterling Heights
01/07/2024, 20:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

IHMK-ja ka lëshuar një alarm për të gjithë Kosovën, ja çfarë moti na pret sot dhe nesër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetIHMK-ja ka lëshuar një alarm për të gjithë Kosovën, ja çfarë moti...

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këa lëshuar një “alarm të portokallt” për të gjithë vendin, me situatën hidrometeorologjike që nuk do të jetë stabile.

Në një njoftim të publikuar të enjten, IHMK-ja tha se sot do të ketë shi të dendur brenda një një periudhe tri orëshe.

Po ashtu, Instituti tha se sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë reshje të shiut, të cilat mund të çojnë në bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave etj.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjellura me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëket, prrocakt etj).

Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në vend akoma nuk është stabile, ngase edhe sot dhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende vende me ingensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve, shkarkime rrufesh etj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img