-2 C
Sterling Heights
06/12/2025, 5:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Izet Mexhiti: Me përvojën e CDU-së gjermane deri tek ndryshimi i nevojshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetIzet Mexhiti: Me përvojën e CDU-së gjermane deri tek ndryshimi i nevojshëm

Sot së bashku me partnerët e koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim, Bilall Kasamin dhe Afrim Gashin kishim një vizitë shumë të suksesshme në Bundestagun gjerman, ku u takuam me deputetët e Partisë CDU.

Gjatë takimit me deputetët z. Manfred Grund, znj.Heike Brehmer dhe znj. Anja Karliczek shkëmbyem informata lidhur me gjendjen e rënduar politike në Maqedoninë e Veriut, korrupcionin qeveritar në rritje dhe drejtësinë gati inekzistente, që detyrimisht të çon në nevojën për një qeveri të re që do të bëj ndryshimin. Në këtë rrugë theksova se përvoja e CDU është shumë domethënëse për koalicionit tonë.

Një takim shumë të rëndësishëm kishim edhe me Dhomën Ekonomike Ndërkombëtare, me anëtarët e së cilës biseduam rreth bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjes së sa më shumë investimeve gjermane.

Bashkëbiseduesve në Berlin, iu falënderuam për pritjen dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img