-7.2 C
Sterling Heights
31/12/2025, 7:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Izet Mexhiti përkujton 22 vjetorin e UÇK-së: Dëshmorët janë kategoria më e shenjtë, më sublime, më e pastërt e kombit tonë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetIzet Mexhiti përkujton 22 vjetorin e UÇK-së: Dëshmorët janë kategoria më e...

Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, njëherësh veprimtar i shquar politik nga rinia e tij e hershme, ikonë e Çairit, ka përkujtuar 22 vjetorin e krismave të para nga Malësia e Sharrit, krisma që ishin lajmëtare për kthesën e madhe historike që do të ndodhte për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Z. Mexhiti ka cekur se “dëshmorët janë kategoria më e shenjtë, më sublime, më e pastërt e kombit tonë. Ata janë themelet e çdo suksesi. Lavdi përjetë!”

Postimi i plotë i z. Mexhiti:

Datat si kjo e sotshmja, 14 Marsi, kur u dëgjuan krismat e para nga Malësia e Sharrit, për 22 vite rresht na përkujtojnë që ato krisma ishin lajmëtare për kthesën e madhe historike që do të ndodhte në vendin tonë, por gjithashtu na përkujtojnë se ardhmërinë duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë për çdo ditë, pa kompromis, më këmbënguljë, me atdhedashuri, me shokë, me bashkëpunëtorë, me njerëz të pastërt e me taban kombëtar!
Dëshmorët janë kategoria më e shenjtë, më sublime, më e pastërt e kombit tonë. Ata janë themelet e çdo suksesi. Lavdi përjetë!
IM

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img