-5.9 C
Sterling Heights
14/01/2026, 20:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ja arsyet pse finlandezët janë populli më i lumtur në botë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteJa arsyet pse finlandezët janë populli më i lumtur në botë

Për gjashtë vitet e fundit , sipas World Happiness Survey, Finlanda  ka qenë vendi më i lumtur në botë . Ajo del në krye, e ndjekur nga Danimarka dhe Islanda.  Po përse janë finlandezët në vendin e parë?

Arsyeja pse finlandezët janë më të lumtur se të tjerët varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë mbështetjen e lartë sociale, lirinë për të marrë vendime dhe nivelet e ulëta të korrupsionit.

Finlanda ka edhe atribute të tjera që mund t’i ndihmojnë njerëzit të ndihen më të lumtur. Ajo ka një sistem shëndetësor të financuar nga publiku dhe vetëm një sektor privat shëndetësor shumë të vogël. Kjo është shumë më efektive dhe efikase se disa alternativa të përdorura në vende të tjera. Transporti publik është i besueshëm dhe i përballueshëm, dhe aeroporti i Helsinkit renditet si më i miri në Evropën veriore.

Ata gjithashtu nuk shqetësohen ta krahasojnë veten apo të duan kenë gjithçka që kanë të tjerët.

Edhe njerëzit më të suksesshëm në Finlandë duken si gjithë të tjerët. Finlandezët duket se e kanë kuptuar atë që tregojnë shumë studime psikologjike : është e pashëndetshme mania për t’u krahasuar me të tjerët.

 

 

Foto nga The Mirror , Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img