Pasojat fizike dhe psikologjike prekin ecurinë e shëndetit të tyre edhe gjatë një periudhe më të vonë.
Së pari duhet të dini që e qara e fëmijëve është mënyra e tij e vetme e komunikimit përballë një situatë të bezdisshme siç mund të jetë uria, etja, i ftohti, nervozizmi, frika etj apo qoftë papastërtia.
Kjo thirrje është forma e tij e vetme për të pasur praninë dhe sigurinë e prindërve.
Kur ky apel nuk dëgjohet qëllimisht nga prindërit, tek fëmija vihet re një rënie e menjëhershme e serotoninës, hormonit të lumturisë.
Qarjet e vazhdueshme ndikojnë në mënyrë progresive në sistemin e tij nervor qendror duke penguar zhvillimin e tyre cerebral dhe aftësinë e të mësuarit.
Ngashërimet e shumta shkaktojnë tek ai stresin fëmijëror dhe idenë e braktisjes.
Një risi vjen nga një studim i fundit, i kryer në universitetin e Amsterdamit, qarjet e vazhdueshme krijojnë tek ai ndjesinë e pamundësisë, një ndjenjë e cila e përndjek edhe gjatë adoleshencës.
Në planin fizik, duhet thënë që të qarët dëmtojnë kordat vokale të fëmijës dhe nxisin hyrjen e radikaleve të lira, mikrobeve dhe baktereve nëpërmjet ajrit. Si pasojë sistemi i tij imunitar dobësohet dhe humb aftësinë mbrojtëse. /Telegrafi/