Filmi i shumëpritur i cili do të vendosë në ekran dy ish “rivalët” kryesorë të BBV Albania 2, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin , pritet ta ketë premierën në muajin tetor.
Kjo komedi romantike ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Filmi do të sjellë në ekran shumë aktorë dhe emra të njohur nga bota e televizionit. Ndër to ,në faqen oficiale të filmit në Instagram , janë bërë të ditur emra si:
Salsano Rrapi, Deamishel Hoxha, Eni Shehu, Megi Pojani, Sara Kolami , Zamira Kita, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Sara Hoxha, Roerd Toçe,Ylber Bardhi etj.
Xhirimet e filmit më të komentuar të momentit “Në kuadër të dashurisë” po vazhdojnë teksa aktorët janë parë të ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente nga prapaskenat e filmit. Kjo e ka bërë publikun kurioz pë të parë sesi do shfaqen dy personazhet në film dhe si do bashkëveprojnë me aktorët e tjerë.


