Ju keni hyrë në tre muajt e fundit
Ka ardhur java e njëzetetetë e shtatzënisë dhe ja cilat janë ndryshimet që mund të prisni sa i përket bebes, por edhe juve.
Bebja juaj tani mund të dallojë dritën dhe errësirën, kështu që nëse ia drejtoni llambën në stomak, ajo mund të reagojë shumë shpejt me goditje. Dhe ja çfarë ndodh me nënën e ardhshme.
Çfarë ndodh me beben?
Gjatë kësaj jave, bebja shton peshë dhe toni i muskujve i përmirësohet. Ajo peshon rreth 1000 gramë (sa një brokoli), dhe është rreth 37 cm i gjatë.
Bebja tani mund të kapsallit sytë! Qerpikët janë rritur plotësisht dhe janë gati për të mbrojtur sytë e bebes nga substancat e dëmshme pas lindjes. Gjithashtu, bebja mund të dallojë dritën dhe errësirën (vëren dritën që kalon nëpër mitër).
:max_bytes(150000):strip_icc()/Week_28_Primary-ea5762af25b34a7daefe0b6be68f36dd.gif)
Çfarë ndodh me nënën?
Fillon tremujori i tretë – një periudhë në të cilën ju presin shqetësime, si ngërçe në këmbë, venat me variçe, ënjtje, tretje të dobët, lodhje, nervozizëm,… por edhe ardhja e bebit tuaj! Në tre muajt e fundit të shtatzënisë do të shtoni rreth 5 kg, nga të cilat foshnja do të peshojë 3 deri në 3,5 kg. Nevoja për lëng do të rritet gjithnjë e më shumë.
Sekrecioni vaginal zakonisht rritet gjatë kësaj periudhe. Të brendshmet nga pambuku mund të ndihmojnë. Kontaktoni mjekun tuaj nëse dyshoni se keni një infeksion kërpudhor.
Çfarë duhet të bëni?
Pini lëngje. Plotësoni nevojën tuaj dhe pini shumë lëngje për të shmangur dehidratimin që nxit kapsllëkun.
Zgjidhni një pediatër. Pyetni miqtë, kolegët, fqinjët ose gjinekologun tuaj se cilin pediatër do t’ju rekomandonin. Edhe pse mund të duket shumë herët për të menduar për këto gjëra, mbani mend se fëmija juaj do të ketë vizitën e parë te mjeku menjëherë pas lindjes. /Telegrafi/


