Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror bën të ditur se java e ardhshme do të jetë me mot dimëror.
AShNA njofton se temperaturat minimale pritet të zbresin deri në minus 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në -1, ndërkaq, erërat e furishme veri–verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar.
Lexoni të plotë njoftimin:
Java e ardhshme me mot dimëror
Devijimi stratosferik që tashmë ka ndodhur dhe ka afektuar vendet nordike të cilat po përjetojnë temperatura të ulëta madje deri -43°C, nga e hëna e javës së ardhshme për disa ditë me radhë pritet të shtrihet edhe në zonat e gadishullit ballkanik, duke sjellë edhe shtresa bore të cekëta të cilat do të mbulojnë edhe zonat urbane.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -08°C, ndërsa ato maksimale deri në -1°C.
Erërat e furishme veri – verilindore me shpejtësi deri në 20m/s, do të shkaktojnë ndjesinë e një acari të vërtetë, tipik për muajin janar, duke rezultuar me vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve normale jetësore të qytetarëve.
Për të shikuar në detaje motin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Ballkan dhe botë – kliko këtu. /Telegrafi/


