Biodiversiteti dhe diversiteti kulturor – Diversiteti si metodë hulumtimi e reflektimi ishte tema që mblodhi bashkë bashkëfshatarët e Bozovcës dhe më shumë se 160 mysafirë e studijues, profesorë, studentë nga 10 fshatrat e Malësisë së Sharrit, për tu njohur me qëllimin e tregut kulturor qe është vënia në pah e vlerave, normave, standardeve, besimeve, mënyrës së të menduarit, praktikave sociale dhe të aspekteve të tjera kulturore të katuneve të Sharrit.
Bozovca mikëpritjen dhe solidaritetin e kahmotshëm e tregoi edhe një herë me pritje fantastike të mysafirëve të cilët ishin mbledhur për të u njohur drejtpërsëdrejti me KATUNIN BOZOVCE.
Përpos grupit punues, bashkëfshatarët në krye me filantropin vendas LAZIM DESTANI, edhe një herë treguan vlerat Bozovcase.
Java e Veçantë Studimore në javën e 40-të, konkretisht nga 02.10. – 06.10.2023 e cila realizohet në kuadër të Fakultetit Pedagogjik të UT-së për herë të tretë Java e Veçantë Studimore.
Grupi prezantues i fshatit Bozovcë është:
Dr. Hc. Lazim Destani
Jashar Sejdiu
Zejnel Shabani
Musli Fejzullahu
Neshat Mehmeti
Blerim Jakupi
Fatlind Selmani






