-10.1 C
Sterling Heights
25/01/2026, 20:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Kam dalë pak si i fortë”, gjejeni me kë do ta ketë bashkëpunimin e radhës Luiz Ejlli

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbiz“Kam dalë pak si i fortë”, gjejeni me kë do ta ketë...

Pas daljes nga shtëpia e “BBV”, Luiz Ejlli iu rikthye muzikës dhe përveçse po ftohet në koncerte kudo ku ka shqiptarë, ai po shton edhe repertorin e tij me këngë.

Kësaj here, ai do të bashkëpunojë me dikë që siç thotë Luizi, “e ka adhuruar” gjithë jetën. Këtu e ka fjalën për Getoar Selimin (Ghetto Geasy-n), të cilit do t’i përshtatet në stilin e këngës.

“Bashkëpunimi im i parë do jetë me dikë që e kam adhuruar gjithë jetën, me Getoarin. Keni për tu kënaqur, kam dalë pak si i fortë.”- ka treguar Luizi në një prej koncerteve të tij të fundit.

Mirëpo nga ana tjetër, as telashet s’kanë fund për këngëtarin.

Gjatë kohës që Ejlli ndodhej në “BBV”, kishte të hapur një betejë ligjore me drejtësinë, nisur në qytetin e Lushnjes, proces ky që vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim” gjatë kohës që ushtronte profesionin e noterit.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e Luiz Ejlli dhe në rast se vërtetohen akuzat, referuar kodit penal, ky i fundit rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img