-5.7 C
Sterling Heights
21/12/2025, 8:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kendall Jenner me pallton më të bukur për adhuruesit e stilit minimalist

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKendall Jenner me pallton më të bukur për adhuruesit e stilit minimalist

Nuk ka rëndësi nëse është duke shkuar në punë apo thjesht po bën një ecje rrugëve të Los Angeles-it, Kendall Jenner di si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, kudo

Me tone neutrale nga koka te këmbët dhe me një prekje klasike të jashtëzakonshme, Kendall Jenner veshi pallton më të bukur për adhuruesit e stilit minimalist.

Stili i saj nuk do të quhej i plotësuar, nëse ajo nuk do i shtonte pamjes edhe aksesorët e duhur, një çantë të madhe të zezë dhe një palë syze dielli.

Duket se fiksimi i fundit i Jenner janë palltot në version pelerine dhe një të tillë thuajse identike ajo e veshi edhe javën e kaluar, por në një nuancë kaki të theksuar.

E bukura e momenteve të stilit të rrugës së Kendall Jenner është se ato janë kaq të thjeshta për t’u kopjuar, citon Anabel.

E gjithë dukja sillet rreth palltos klasike, një investim që nuk është kurrë jashtë modës. Më pas, një palë pantallona të zeza, taka me majë dhe ju sapo keni krijuar një stil minimalist, thjesht të adhurueshëm. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img