-6 C
Sterling Heights
02/01/2026, 14:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kërkesat e shumta” zgjatin afatin për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKërkesat e shumta” zgjatin afatin për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në...

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të enjten ka njoftuar se ka vendosur ta zgjasë afatin deri më 23 gusht për konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Sipas vendimit të Ministrisë së Brendshme, afati për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë do të përfundonte më 9 gusht. Por për shkak të “kërkesave të shumta të qytetarëve” si dhe “kërkesën për zgjatje të afatit” nga Policia, Sveçla ka thënë se ka pasur konsideratë.

“Pas 23 gushtit, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Deri më 7 gusht, 5588 serbë kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS.

Ministria e Punëve të Brendshme pati vendosur që nga 9 maji i këtij viti t’u lejojë serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët ilegalë në RKS me disa lehtësira, pasi nuk do t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer.

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat pesëmbëdhjetë ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img