-1.9 C
Sterling Heights
05/01/2026, 7:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

KESCO gjobitet për shkelje të privatësisë së konsumatorëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKESCO gjobitet për shkelje të privatësisë së konsumatorëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), ka njoftuar se ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike Sh.A (KESCO) për mosndërmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët.

Në njoftimin e Agjencisë e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale thuhet se ata kanë pranuar disa ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave), “lidhur me veprimin se KESCO-s ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke i lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve”.

Në njoftim nuk është bërë e ditur vlerta e gjobës së shqiptuar.

“Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCO ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore. Veprimi i Agjencisë për shqiptimin e gjobës ndaj KESCO është ndërmarrë pas fushatës ndërgjegjësuese që Agjencia ka zhvilluar në muajin shkurt të vitit 2024, me të gjitha kompanitë që bëjnë shpërndarjen e faturave, me ç ‘rast ka kërkuar zbatimin e detyrimeve ligjore që këto kompani kanë ndaj konsumatorëve. Me qëllim të përgatitjes së kushteve, Agjencia ka kërkuar nga Kompanitë që deri më 30 qershor 2024, të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen  e të dhënat personale”, thuhet në njoftim.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img