Kuzhina për shumicën e shtëpive është një nga pjesët më të rëndësishme e më të përdorura.
E krahas këtyre pohimeve, çfarë mund ta simbolizojë tjetër këtë hapësirë është edhe rrëmuja që krijohet vakt pas vakti.
Enë të palara, lavamanë të mbushur plot dhe elektroshtëpiake që kërkojnë vend për të punuar e për t’u ruajtur.
Të gjithë këto kushte duket sikur nuk plotësohen asnjëherë në një vend të vetëm, por me disa hile të vogla mund të shfrytëzoni më së miri kuzhinën tuaj.
Ndiqni këshillat sipas AgroWeb dhe filloni të rimodeloni kuzhinën tuaj pa shpenzuar dhe pa u lodhur shumë.
Sistemoni ushqimet
Këtu nuk po flasim vetëm për vendosjen e rregullt të paketimeve në rafte, por për një ndarje të mirfilltë.
Blini kuti të posaçme ku ruhen ushqimet dhe fusni në to miellin makaronat, drithërat apo frutat e thata.
Ndajini sipas llojeve dhe shijeve e më pas vendosini në rafte njëra pas tjetrës.
Kjo mënyrë jo vetëm që do t’i bëjë raftet tuaja të jenë më të rregullta, pa qese që rrëshkasin sapo i hapni, por edhe do ta bëjë më të thjeshtë procesin e të gatuarit.
Nuk do të keni më nevojë të hapni dhe mbyllni qeset, përbërësit tuaj do të qëndrojnë të freskët për një kohë të gjatë.
Rafti me kosh
Mund të duket si një shpenzim i kotë i hapësirës shumë të vyer në kuzhinë, por nëse mendoni me kujdes, këtu mund të fusni të gjithë paisjet elektroshtëpiake.
Sigurisht ato që i përkasin kuzhinës, si mikseri, shtrydhset, blender, çajnikët, apo makinëritë e vogla të kafesë.
Mbajtësja e letrave
Letrat e kuzhinës janë një aksesor i cili nevojitet vazhdimisht për të mbaruar thuajse çdo punë


