-19.8 C
Sterling Heights
24/01/2026, 11:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kështu festojnë Malesorët. Nën organizimin nga JASMIN NIKAJ. Muzika dhe këngët Shqip Jehuan në Tuz të Malësisë së Madhe”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeKështu festojnë Malesorët. Nën organizimin nga JASMIN NIKAJ. Muzika dhe këngët Shqip...

Me rastin e festës së Kurban Bajramit u organizua koncert i madh me pjesmarrjen këngëtarëve të njohur nga MALESIA e më gjerë.

Organizatori njëkohësisht dhe këngëtari Malsor Jasmin Nikaj u kujdes që koncerti të jetë i ndërthurur bukur me detaje që pjesmarrësit e shumtë që kishin mbushur Sheshin e Ri në Tuz të ndiheshin të kënaqur dhe ta shijonin këtë festë të madhe.

Sponsorët e shumtë që e mbështetën këtë program artistik, ishin Komuna e Tuzit, Alternativa Shqiptare, S Press+Do, Art Keramik, Shoqata Atdhetare Jehona e Malesisë, Euro Petrol, Peti Camaj, Vëllezrit Doda dhe Preka Ivanaj, Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj, Bar Restorant Ujvara Tamare dhe Fran Berisha nga Shtetet e Bashkuara Të Amerikës.

Me zërin e bukur të Këngëtarëve të zgjedhur programi jehoi gjer në orët e vona të natës, Programin e filloi këngëtari njëkohësisht dhe organizatori Jasmin Nikaj, ku në këtë performancë u kujdes që koncerti të ketë të pranishëm kujtimin e këngëtarit të ndjerë Lindon Camaj, ku dhe u kënduan dy nga këngët e këti këngëtari të paharruar.

Më pas programi vazhdoi me performancën e këngëtarit Lekë Dedvukaj, këngëtarit të ri Valon Gjolaj ardhur nga Amerika, gjithashtu vazhdoi me këngëtarin tjeter të ri Visar Beqaj, për të pasuar te këngëtarja e njohur Maria Lajçaj, programi vazhdoi më tej me këngëtarin Smail Puraj, gjithashtu pjesë e programit u bë dhe këngëtarja nga Shkodra ERIGENA.

Muzika e bukur nga muzikanti Aleksandër Vulaj ndezi sheshin e ri të Tuzit, për të jehuar nga gjëmimi i Tupanave nga Nikolla Gjokaj dhe Vaso Memçaj.

Programi u bë akoma më i bukur nga oratoria dhe hijeshia e prezantueses Kristiana Gjonaj e cila me një profesionalizëm të lindur prezantoi këtë koncert të madh.

Ky koncert Madhështor do të pasqyrohet nga televizionet portalet e ndryshme që morën pjesë, Nga Portali Actvusa.com. Portali Shqiptar. Televizioni Boin. Jeta Shkollore dhe Malesia Channel. Përgatiti /Pal Qarraj./ACTVUSA.COM

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img