-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Këto pajisje në shtepitë tona harxhojnë energji edhe kur janë të fikura

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKëto pajisje në shtepitë tona harxhojnë energji edhe kur janë të fikura

Gjatë natës ose kohës që nuk ndodheni në shtëpi ka disa pajisje që përdorim të cilat e thithin energjinë elektrike duke shtuar kështu faturën elektrike. Kështu që me disa truke të thjeshta ju mund ta kurseni energjinë në këtë lloj mënyre.

Një nga shkujdesjet që harrojmë gjithmonë të bëjmë është të heqim karikuesin nga priza. Kjo është dicka që harrohet , por në fakt karikuesi gjatë kohës që ju e keni lënë aty dhe nuk e keni në përdorim vazhdon të përdorë energji. Thënë kjo rekomandohet që ai të hiqet gjithmonë nga priza pasi është përdorur ose të përdoret një prizë e cila ka çelës dhe mund të fiket.

Pajisjet e kuzhinës gjithashtu përdorin një sasi të konsiderueshme energjie . Ndër pajisjet mund të përfshijmë: mikrovalët , aparatet e kafesë, mikserat,larëset e pjatave etj.
Por për pajisjet më lart duhet të kemi parasysh se disa prej tyre mund të kenë nevojë të qëndrojnë të ndezura në mënyrë që të jenë të gatshme për të funksionuar siç duhet. Edhe pse ndonjëherë mund të jetë e përshtatshme, shkëputja e sa më shumë pajisjeve elektronike dhe pajisjeve nga priza, kur ato nuk janë në përdorim, për të kursyer para në faturën tuaj duhet të keni parasysh se kjo mund të jetë problem me disa prej tyre. Prandaj duhen parë me kujdes secila prej tyre .
Ruteri gjithashtu konsumon energji elektrike cdo natë. Këshilla më e mirë për të kursyer para është ta fikni ruterin gjatë natës.

Sigurisht këto pajisje nuk ndikojnë dhe aq shumë te pagesa ose ruajtja e një sasie të madhe energjie , por është mirë të dimë herë pas here dhe të ndërhyjmë nëse e shohim të arsyeshme.

 

Foto mare nga Adobe Stock.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img