-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 12:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Këto veprime do ju lehtësojnë dhimbjen e migrenës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKëto veprime do ju lehtësojnë dhimbjen e migrenës

Kur fillon një sulm migrene, e vetmja gjë që dëshironi është lehtësimi i saj. Dhimbja e saj është e padurueshme dhe  në shumë raste ajo nuk do ju lejojë të përqendroheni në punë. 

Për të lehtësuar dhimbjen e saj ju duhet të:

Aplikoni një kompresë të ngrohtë ose të ftohtë në ballin tuaj ose në pjesën e pasme të qafës

I ftohti mund të ketë një efekt mpirje. Ndërsa nxehtësia mund të ndihmojë në relaksimin e muskujve të tensionuar, kështu që mund të provoni të bëni një banjë ose dush të ngrohtë.

Pini ujë
Dhimbja e kokës mund të jetë një sinjal alarmi që tregon se trupi është i dehidratuar. Kini kujdes pasi uji i ftohtë mund ta acarojë edhe më shumë situatën, kështu që rekomandohet pini ujë ambienti.

Masazhoni kokën
Masazhimi i kokës mund ta qetësojë vërtet migrenën. Kjo lidhet me prekjen e nervit oksipital që, në fakt, ndodhet sipër qafës. Nëse e shtypni pak atë do ndiheni më mirë.

 Provoni kafeinë
Për disa njerëz, një filxhan kafe mund të ndihmojë në ndalimin e migrenës. Për të tjerët, kafeina mund të jetë një shkaktar i saj.

Pavarësisht se kënaqeni me kafeinë, sigurohuni që të mos pini shumë. Pirja e më shumë se një filxhan kafeje mund t’ju shkaktojë një dhimbje koke  më vonë.

Njerëzit me migrenë që përdorin kafeinë më shumë se 3 ditë në javë mund të zhvillojnë një varësi. Kjo mund të çojë në më shumë dhimbje koke. Por për një plan afat-shkurtër  ndihmon shumë njerëz të gjejnë lehtësim.

 

Foto nga Migraine Again, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img