-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 8:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kjo është sëmundja që bëri Celine Dion të anulojë turneun

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKjo është sëmundja që bëri Celine Dion të anulojë turneun

Këngëtarja e mirënjohur Celine Dion bëri të ditur anulimin e turneut të saj botëror,  i cili ishte parashikuar të niste këtë vit dhe të përfundonte në 2024. Të gjitha koncertet e këngëtares  në Londër, Paris, Berlin, Amsterdam, Stokholm dhe Zyrih janë anuluar.

Celine është diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë (SPS), një sindromë që bën që muskujt  të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar. Edhe pse nuk ka një kurë për SPS, ka trajtime për të ngadalësuar përparimin.

Thënë kjo , Celine ka ndarë me fansat se po bën gjithçka që mundet për të minimizuar simptomat.

Në një postim në rrjetin social Twitter ajo shkroi se i vinte keq që po zhgënjente sërish fansat për shkak të sëmundjes.

Deklarata e saj e plotë:

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur jeni 100 për qind në formë. Nuk është e drejtë ndaj jush që vazhdimisht po i shtyj koncertet, por edhe pse më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të kthehem përsëri në skenë. Dua që të gjithë ta dini, jam duke mos u dorëzuar… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”

Foto marë nga Forbes , Getty Images, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img