-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kjo pije është më e mirë se uji për dehidratim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKjo pije është më e mirë se uji për dehidratim

Kur keni etje dhe nevojë për të për një pije, cilat pije përdorni për t’u hidratuar? Ndoshta shumë do të thoshin uji. Pasi është opsioni më i lehtë që të gjithë zgjedhin. Mirëpo disa studime japin një sugjerim ndryshe.

Sigurisht, gjithmonë mund të merrni një gotë ujë për t’u hidratuar, por uji nuk është pija më e mirë hidratuese e mundshme që mund të pini.

Sipas një studimi nga Universiteti St. Andrews i Skocisë i cili krahasoi reagimet e hidratimit të disa pijeve të ndryshme doli në përfundim se edhe pse uji bën një punë mjaft të mirë për të hidratuar shpejt trupin, pijet me pak sheqer, yndyrë ose proteina bëjnë një punë edhe më të mirë për të na mbajtur të hidratuar për më gjatë.

Në këtë rast qumështi është një pije e mirë pasi përmban sheqer laktozë, disa proteina dhe pak yndyrë, të cilat të gjitha ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe për të mbajtur hidratimin për një periudhë më të gjatë.
Qumështi gjithashtu ka natrium, i cili vepron si një sfungjer dhe mban ujin në trup dhe rezulton në më pak urinë të prodhuar.

 

 

 

Foto nga Cary Orthopaedics, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img