Në pjesën më të ftohtë të vitit, duhet të forcojmë imunitetin për t’u rezistuar sëmundjeve sezonale
Gjumi i rregullt, stërvitja dhe një ushqim i shëndetshëm janë të nevojshëm për një jetë të shëndetshm
Megjithatë, pavarësisht një ushqimi të tillë, nuk është e tepërt të merren vitamina shtesë, sepse disa, si vitamina B12, nuk mund të gjenden në ushqimet me bazë bimore.
Për forcim të imunitetit është e rëndësishme edhe piridoksina, e njohur me emrin vitaminë B6.
Vitamina B6, një molekulë magjepsëse e përfshirë në mbi 150 reaksione biokimike, është e shkruar në faqet e librezës së Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA, transmeton Telegrafi.
Vitamina B6 është e nevojshme për shëndetin dhe funksionimin e duhur të organizmit të njeriut. Është e nevojshme për riprodhimin e qelizave dhe luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e aminoacideve, krijimin e proteinave dhe rruazave të kuqe të gjakut.
Është thelbësore për funksionimin normal të të gjithë sistemit imunitar.

Cilat ushqime përmbajnë vitaminë B6?
Vitamina B6 mund të gjendet në ushqimet me origjinë shtazore. Burimet e vitaminës B6 janë mishi, mëlçia e viçit, toni, salmoni, të verdhat e vezëve, patatet, perimet jeshile, bananet.
Mungesa e vitaminës B6 mund të njihet përmes simptomave të mëposhtme:
▪ lodhje,
▪ dobësi,
▪ anemi,
▪ ngërçe dhe dhimbje stomaku,
▪ depresion.


