-10.9 C
Sterling Heights
01/01/2026, 4:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

KMDLNj: Institucionet të përmbushin kërkesat e policëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKMDLNj: Institucionet të përmbushin kërkesat e policëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka deklaruar se protesta e djeshme e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive ka qenë mirë e organizuar, pa asnjë provokim apo lëshim profesional dhe përcillej nga një numër i madh i mediave.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se e veçanta e protestës ishte se u përjashtua çfarëdo ndikimi politik duke u identifikuar qartë si një protestë krejtësisht të karakterit ekonomiko – social

“Nuk ka asnjë logjikë që ky segment i pazëvendësueshëm që garanton ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e shtetit të mos ketë sigurime shëndetësore dhe jetësore në kohën kur 24 orë i ekspozohen rrezikut për jetë”.

“KMDLNj edhe më parë ka reaguar duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse të përmbushin këto kërkesa në mënyrë që ta ruajnë dhe forcojnë edhe më shumë profesionalizmin e Policisë së Kosovës që është njëra ndër shtyllat kryesore për ruajtje të sigurisë dhe funksionimit të shtetit”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img