-4.6 C
Sterling Heights
22/01/2026, 14:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kombëtarja i jep fund përgatitjeve në Tiranë, kuqezinjtë nisen drejt Çekisë me një mision të qartë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiKombëtarja i jep fund përgatitjeve në Tiranë, kuqezinjtë nisen drejt Çekisë me...

Të martën ishte stërvitja e fundit në Tiranë e Kombëtares. Sot në mëngjes skuadra do të niset drejt Pragës me një avion çarter për sfidën ndaj Çekisë, që do të luhet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fortuna Arena”.

KOMBETARJA

Sipas axhendës së përcaktuar, sot në orën 17:15 nga ambientet e stadiumit në Pragë, do të dalë në konferencën e zakonshme për mediat trajneri Silvinjo dhe një lojtar i ekipit kombëtar. Seanca e fundit do të zhvillohet sot në 18:00 në “Fortuna Arena”, me kuqezinjtë që do të përshtaten me fushën.

Ndërkohë, kthimi i Kombëtares në Tiranë do të bëhet menjëherë pas ndeshjes në Çeki, sërish me një avion çarter. Koha është shumë e shkurtër, pasi të dielën kuqezinjtë luajnë ndaj Polonisë në “Air Albania”./panorama.com.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img