Komisioni Evropian ka miratuar të mërkurën Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2023.
Pastaj flitet për agjendën e Qeverisë për reforma, ku theksohet si sfidë “mungesa e vazhdueshme e bashkëpunimit ndërpartiak dhe mosmarrëveshjet brenda shumicës”. Po ashtu, në raport përmendet edhe bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.
Mes tjerash flitet edhe për situatën në veri të Kosovës dhe sulmin e 24 shtatorit të këtij viti në Banjskë të Zveçanit, “që përbën përshkallëzimin më të rëndë të viteve të fundit”.
E për sistemin gjyqësor thuhet se ka pasur progres të kufizuar.
Progres i kufizuar thuhet se është bërë edhe për sa i përket marrëdhënieve të jashtme.
Raportin e plotë e gjeni mëposhtë. /Telegrafi/





