2.4 C
Sterling Heights
28/12/2025, 11:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Konjufca: Kosova e përkushtuar për paqe dhe integrim në institucionet evropiane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKonjufca: Kosova e përkushtuar për paqe dhe integrim në institucionet evropiane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim me karakter njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Kryetari Konjufca e përgëzoi z.Barbano me rastin e fillimit të detyrës së tij në krye të misionit të EULEX-it, teksa theksoi përkushtimin e legjislativit për avancimin e legjislacionit veçmas në fushën sundimit të ligjit.

Kryetari i Kuvendit po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe, shtet ligjor, siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për zhvillim të mëtejmë të karakterit të patjetërsueshëm demokratik të shtetit tonë që synon integrim në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare.

Ndërsa z.Barbano, duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim të ndërsjellë brenda mandatit te ketoj misioni

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img