-10 C
Sterling Heights
04/12/2025, 22:22
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kosova e Kanadaja me program për bashkëpunim

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKosova e Kanadaja me program për bashkëpunim

Kosova dhe Kanadaja do të nisin program për bashkëpunim në ushtarak, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani.

You can skip this ad in 3Advertisement
Ajo ka shkruar në Facebook të dielën se kjo është dakorduar në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ku janë takuar ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci dhe homologu i tij kaandez, Bill Blair.

“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada”, thuhet në njoftimin e Osmanit.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e Kanadaja kanë një partneritet në rritje, në dobi të qytetarëve.

Trajnimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pritet të bëhet në qendra trajnuese ushtarake të Kanadasë, si pjesë e programit Military Training Cooperation Program.

Gjithashtu, Maqedonci ka njoftuar se pritet të bëhet shkëmbimi i kadetëve në akademi përkatëse.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img