
Më 1 tetor 2026 u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet PRO.IN Kosovë, përfaqësuar nga MSc Xhevdet Hyseni, Drejtor Ekzekutiv, dhe SAUATT Albania – Shqipëri, përfaqësuar nga Bilbil Kasmi, President.
Në takim ishin të pranishëm edhe Reshat Taku, President i Shoqatës “Shefat e Kuzhinës, Traditës e Turizmit”, dhe Ardian Gjergji, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Shoqate.

Memorandumi hap rrugë për bashkëpunim në turizëm, hoteleri, gastronomi, trashëgimi kulturore, aftësim profesional dhe iniciativa të përbashkëta Kosovë–Shqipëri.
Nga marrëveshja drejt projekteve konkrete për një bashkëpunim te frytshëm dhe afatgjatë.


