-4.7 C
Sterling Heights
22/12/2025, 6:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Krasniqi takohet me diplomatët evropianë, iu kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKrasniqi takohet me diplomatët evropianë, iu kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i saj Memli Krasniqi, të enjten priti shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Zëvendës-Ambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe Zëvendës-Ambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero.

Siç ka njoftuar vetë Krasniqi në Facebook, në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Krasniqi më tej ka bërë të ditur se nga diplomatët, para se gjithash, kërkoi që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës.

“Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese. Ambasadorët i sigurova se PDK do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e Integrimit euro-atlantik të vendit, si vizion i kahmotshëm i yni dhe rrugë e vetme drejt zhvillimit dhe përparimit”, ka shkruar lideri i PDK-së. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img