27.6 C
Sterling Heights
25/06/2024, 23:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin William Walker

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin William Walker

Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur diplomatin amerikan William Walker.

Krahas urimeve për përvjetorin e çlirimit të Kosovës, Ambasadori Walker u shpreh i lumtur që është në Kosovë për ta shënuar dhe festuar këtë përvjetor.

Në këtë takim miqësor, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen për mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, ambasadorin William Walker.

U vlerësua angazhimi dhe përkushtimi i Misionit Verifikues të OSBE-së që gjatë periudhës tetor 1998 deri në mars 1999 dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit të Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi se raportimet nga terreni ishin thelbësore për ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që çoi deri në ndërhyrjen e NATO-s.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img