-4 C
Sterling Heights
04/12/2025, 5:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryeministri sqarohet: “S’po ndërhyj, po ankimimin e bëra vetë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKryeministri sqarohet: “S’po ndërhyj, po ankimimin e bëra vetë”

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish lidhur me çështjen e pezullimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se ankimimin në Gjykatën Kushtetuese e ka bërë personalisht ai, jo si individ, por “si institucion”. Ai theksoi se nuk po ushtron presion mbi drejtësinë, por po mbron parimin e ndarjes së pushteteve.

Kreu i qeverisë thote se, ankimimin në Gjykatën Kushtetuese e ka bërë vetë ai:

“E dini se kush e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetese, pezullimin e ministres nga një prokuror dhe gjykatës? E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo si Edi Rama, e jo për ministër apo për kryeministër, por për parimin e mosndërhyrjes të një pushteti tjetër të pavarur në pushtetin e pavarur ekzekutiv. Shkurt, kjo është një betejë institucionale gjyqësore, për të mos lejuar, atë që nga Venecia konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve. Jam palë dhe flas si palë. Nuk i bëj presion askujt”, u shpreh Rama.

Natyrisht që kryeministri “s’po ndërhyn fare”. Ai thjesht po shpjegon me shumë qetësi se si ka ankimuar personalisht në Gjykatën Kushtetuese një vendim gjyqësor — por jo si Edi Rama, madje as si politikan… por si një koncept abstrakt institucional, pothuajse si një filozofi shtetformuese që na bie nga qielli. Ironia është se shpjegimi për mosndërhyrje vjen pikërisisht përmes një ndërhyrjeje spektakolare publike.

Pastaj, për të mos lënë dyshime, na thotë se është “palë”, por jo palë që ushtron presion — thjesht një palë që flet nga çdo platformë, reagon në çdo ekran, komenton çdo vendim dhe paralajmëron se ku kalohen kufijtë e pushteteve. Është ajo lloji i palës që rri në skenë me mikrofon në dorë duke thënë: “Mos kini merak, unë jam thjesht spektator”.

Dhe si gjithmonë, përmendet edhe Komisioni i Venecias, si një lloj amulete magjike që justifikon çdo qëndrim të tij. Po kush jemi ne që të dyshojmë? Kryeministri thotë se po lufton vetëm për parime të mëdha — rastësisht në mbrojtje të zv/kryeministres së tij — por kjo është vetëm një përputhje fatale e yjeve politikë. E rëndësishme është që nuk ka presion, përveç atij të zakonshëm që e dëgjojmë përditë.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img