0.4 C
Sterling Heights
26/12/2025, 16:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e François Léotard

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKryetari Ahmeti shpreh ngushëllime për vdekjen e François Léotard

Me rastin e vdekjes së përfaqësuesit special të Bashkimit Europian gjatë vitit 2001 dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit, politikanit francez François Léotard, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij, bashkëpunëtorëve dhe mbarë popullit francez.

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një miku të madh të vendit tonë, përfaqësuesit special të Bashkimit Europian gjatë vitit 2001 dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit, politikanit francez François Léotard.

Me karakterin e tij paqedashës, urtësinë dhe vizionin largpamës ka lënë gjurmë të pashlyeshme kontributi në konsolidimin demokratik të vendit tonë, etablimin e vlerës së barazisë dhe bashkëjetesës paqësore!

Ngushëllime familjes së tij, bashkëveprimtarëve dhe mbarë popullit francez! U prehtë në paqe!

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img