-2.3 C
Sterling Heights
24/12/2025, 8:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryetari Dehari nënshkruan bashkëpunimin me USAID-in për forcimin e financave komunale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKryetari Dehari nënshkruan bashkëpunimin me USAID-in për forcimin e financave komunale

Sot, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me DT Global Inc, në kuadër të projektit të USAID-it, për përforcimin e financave komunale.

Qëllimi i projektit është rritja e matshme e të ardhurave të vetëqeverisjes lokale nga burime të veta si dhe finansimi i jashtëm i vetëqeverisjes lokale dhe rritje të nivelit të zbatimit të buxheteve.

Postimi i plotë:

🤝 Në kuadër të projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve, sot nënshkraujtëm Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Kërçovës dhe DT Global Inc.

DT Global Inc është kontraktuesi dhe realizuesi kryesor i Projektit të USAID-it dhe synon që përmes partneritetit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njësitë e pushtetit lokal të përforcojë qëndrueshmërinë e finansave komunale dhe të avansojë procesin e decentralizimit fiskal.

👉 Qëllimi kryesor i Projektit të USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve është ”Rritja e matshme e të ardhurave të vetëqeverisjes lokale nga burime të veta si dhe finansim i jashtëm i vetëqeverisjes lokale, rritje të nivelit të zbatimit të buxheteve të tyre në përputhje me kërkesat për buxhetim dhe raportim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img