-2.6 C
Sterling Heights
05/12/2025, 23:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj vendos lule pranë shtatores së Heroit kombëtarë Hasan Prishtina

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj vendos lule pranë shtatores...

Në kuadër të dy jubileve, atë të 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, me kërkese dhe bashkëfinancim të Fondacionit “Hasan Prishtina”, Qendra e Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit, ka bërë patenimin e shtatores së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Tiranë. Njëkohësisht është bërë edhe prerja e drunjëve per rreth shtatorës në mënyrë që monumenti të jetë më lehtë i çasshëm për publikun.
Më këtë rast, Drejtues të Fondacionit “Hasan Prishtina” z. Mehmet Prishtina dhe Veton Raci të shoqëruar nga z. Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare dhe znj. Monika Lubonja – Drejtore e Qendrës së Restaurimit dhe Realizimit të Veprave të Artit, vunë lule të freskëta pranë shtatores së Kryeministrit të VIII-të të Shqipërisë dhe Heroit Kombëtar Hasan Prishtina në Tiranë

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img