16.6 C
Sterling Heights
13/10/2025, 21:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, Hekuran Duka: Dibra do vazhdoj të jetë qendra e kulturës, e traditës, e historisë dhe arsimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKultureKryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, Hekuran Duka: Dibra do vazhdoj...

Nga Eglantina Alliaj

 

Pak orë para nisjes së koncertit madhështor që do mbahet në qendër të qytetit, të titulluar “Prej dibranëve, për dibranët”, kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, zoti Hekuran Duka shprehet se është një festë mirëseardhjeje për mërgimtarët. Në një prononcim për https://actvusa.com/, kreu i komunës thekson faktin se Dibra gjallëron në muajt krorrik -gusht, pasi të gjithë mërgimtarët të cilët janë në vende të ndryshme të botës vijnë në Dibër.

Ne mërgimtarëve ju urojmë me zemër dhe shpirt mirëseardhjen, dhe për këtë ne zhvillojmë aktivitete tyë ndryshme sportive, pasi kordinohemi me shoqatat që janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjërat më të bukura dhe të mira i ndajmë bashkarisht, dhe i ndajmë këtu në Dibër. Tre vitet e fundit së bashku me shoqatën kulturore, Dibra e madhe ne si komunë kemi arritur të ralizojmë aktivitete kulturore artistike. Nga vitet e fundit nga financimi i Komunës Dibër bëhet dhe koncerti nga Dibranët për dibranët, ku është koncvert festiv me këngë popullore, ku janë pjesëmarrës artistët me prejardhje dibrave dhe vet dibranët, bëjmë një dasëm, një miting të përbashkët për të uruar mirëseardhjen edhe qëndrim të këndshëm në komunën e Dibrës. Kemi aktivitete sportive si basketbolli, pastaj turneun e futbollit.

Dibra ka më së shumti nevojë që ata të rrinë këtu, por ata që kanë emigruar në shtete të ndryshme, jetën e zhvillojnë andej. Kjo tragjedi, ky kurbet mos përsëritet më. Por ata që vijnë do tu themi që Dibra nuk do të shuhet asnjëherë, do vazhdoj të jetë qendra e kulturës, e traditës, e historisë, arsimit, Dibra mbetet ajo që është.

Ky koncert organizohet nga Komuna e Dibrës së Madhe, nën kujdesin e kryetarit të Komunës Hekuran Duka dhe stafit të tij, për mërgimtarët, dhe për banorët e kësaj treve, një iniciativë që tashmë është kthyer në traditë. Me pjesëmarrjen e rreth 15 këngëtarëve të njohur të muzikës popullore të skenës mbarëshqiptare, si dhe artistë të humorit, sonte në sheshin kryesor të qytetit qytetarët do të dëgjojnë dhe shijojnë zërat brilantë të muzikës popullore.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img