-0.7 C
Sterling Heights
22/02/2026, 18:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kujtojmë Mimika Luca: Një Yll i Pashuar i Teatrit dhe Filmit Shqiptar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistori NjerzoreKujtojmë Mimika Luca: Një Yll i Pashuar i Teatrit dhe Filmit Shqiptar

Në këtë ditë të veçantë të pervjetorit 3-te te vdekjes së saj, ne kujtojmë me respekt dhe admirim aktoren e madhe Mimika Luca. Lindi në një ditë të ftohtë dhjetori, kjo grua me talent të jashtëzakonshëm u bë një prej figurave më të ndritshme të teatrit dhe filmit shqiptar, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit tonë kombëtar.

Pas njohjes me bashkëshortin e saj Ndrek Luca, një aktor i jashtëzakonshëm edhe ky për interpretimin e karaktereve dhe figurave artistike, Mimika iu përkushtua me dashuri artit dramatik dhe ku pati sukses në interpretimet e saj.

Ajo u pranua si aktore e Teatrit Popullor sot Teatri Kombëtar në vitin 1962.

Gjatë karrierës së saj 15-vjeçare si aktore Mimika Luca ka interpretuar në rreth 30 rrole ku ndër to do të veçonim Luçia te “Borgjezi fisnik”, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja te “Kur hidheshin themelet”, Sonja te “Xhaxha Vanja”. Interpretimin e saj ndër më të mirët e ka në dramën “Drita”, dramë e shkruar nga vetë aktorja.

Mimika Luca interpretoi gjithashtu edhe në shumë filma artistik si “Treni niset në shtatë pa pesë” “Përrallë nga e kaluara” “Taulanti kërkon një motër” e shumë të tjerë.

Në vitin 1977 ajo emërohet edhe pedagoge në “Institutin e Lartë të Arteve” dega e Dramës.

Sa i përket marrëdhënies me bashkëshortin, Ndrek Luca, gjatë një interviste disa vite më parë, ajo tregoi: “Jam njohur me Ndrekën që kur fillova të lahesha në pishinën e Teatrit Popullor. Pastaj, në atë kohë, as ne e as ata nuk linim pa parë asnjë shfaqe të njëri-tjetrit. Për mua ishte më i madhërishmi sepse e njihja nga interpretimet. M’u afrua disa herë aso kohe, më thoshte, është me ujë Selite pishina, do marrësh ndonjë të ftohtë se sa ke dalë nga provat…

Dashuria jonë nisi në oborrin e teatrit. Së pari nisi të fliste ai, të më jepte këshilla a të më bënte pyetje, sepse kuptohet që isha edhe tepër e vogël. Unë thosha me vete, ky njeri, që është kaq, i madh vjen (kishte ardhur një delegacion italian, i cili kishte thënë që pamë një Jago krejt të veçantë) dhe më flet mua! Në moshën 16- vjeçare, i kisha mbushur, unë u marrosa pas tij! Jo vetëm në skenë, por ai ishte aq i madh edhe në jetë. Vishte një pallto ushtarake që i dilnin fijet dhe mua kjo më dukej thjeshtësia më e madhërishme në botë.”

Mimika Luca shquhet për interpretimet e saj të fuqishme dhe emocionale, që prekën zemrat e publikut dhe krijuan personazhe të paharrueshëm në skenë dhe në ekran. Me një karrierë që shtrihet për dekada, ajo luajti role të ndryshme që i dhanë jetë dhe kuptim personazheve të ndryshëm, duke i bërë ata të duken të vërtetë dhe të gjallë për shikuesit. Aftësia e saj për t’u përfshirë plotësisht në karakterin e saj dhe për të transmetuar ndjenjat më të thella, e bënë atë një aktore të dashur dhe të respektuar nga të gjithë.

Përveç talentit të saj të jashtëzakonshëm në aktrim, Mimika Luca ishte gjithashtu një mentore dhe një figurë inspiruese për gjeneratat e reja të aktorëve. Ajo ndau me bujari përvojën dhe dijen e saj, duke ndihmuar në formimin e aktorëve të rinj dhe në ngritjen e standardeve të larta të aktrimit në vendin tonë.

Në këtë ditë të veçantë, përulemi me respekt përpara kujtimit të Mimika Lucës dhe e falënderojmë për kontributin e saj të çmuar në kulturën dhe artin shqiptar. Qoftë kujtimi i saj i përjetshëm dhe vepra e saj frymëzim për brezat e ardhshëm.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img