Loriana Kuka ka përfunduar e shtata në Grand Slamin e xhudos të mbajtur në Baku.
Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, pësoi në luftën e parë të repesazhit nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko. Lytvynenko realizoi ippon.
Kuka në Baku shënoi dy fitore ndaj ruses Anastasiia Nuzhnenkova dhe garueses nga Guinea, Marie Branser.
Në çerekfinale u ndal nga gjermanja Anna Monta Olek. Nëpërmjet repesazhit synonte të bronztën, por u ndal në luftën e parë.
Kosova në Baku fitoi medaljen e argjendtë me anë të Nora Gjakovas. Gjakova arriti në finale të kategorisë deri 57 kilogramë, por nuk u paraqit në finale shkaku i lëndimit.
Pos Lorianës e Norës, në Baku garuan edhe Laura Fazliu e Dardan Cena, por nuk arritën te medaljet.


