Kush mendon për atë se sa është ora kur vendos t’i lajë flokët?
Njerëzit lajnë flokët në kohën e caktuar të ditës nga shprehia apo atëherë kur kanë kohë të lirë që t’ia përkushtojnë vetes, mirëpo kohë ideale për larje të flokëve nuk ekziston.
Stilistët e njohur kanë zbuluar që varësisht nga struktura e flokëve disa njerëzve më shumë u përshtatet që t’i lajnë flokët në mëngjes, ndërkaq të tjerëve u përshtatet që t’i lajnë në mbrëmje.
Ekspertët konstatojnë që megjithatë ekziston koha ideale kur duhet t’i lani flokët, transmeton Telegrafi.

Nëse keni flokë të hollë të cilat shpejt bëhen të yndyrshëm, ekspertët këshillojnë që më së miri është që t’i lani në mëngjes, sepse ato ashtu duken më të bukura dhe më valëvitëse gjatë gjithë ditës.
Kështu flokët do të mbajnë vëllimin, ndërkaq kaçurrelat tuaja do të duken perfekt. /Telegrafi/


