-3.4 C
Sterling Heights
22/01/2026, 4:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaKurban Bajrami, besimtarët myslimanë falin namazin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë mbushën mëngjesin e sotëm sheshin “Skënderbej” dhe gjithë sheshet e xhamitë e vendit për faljen e Kurban Bajramit. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu në mesazhin drejtuar besimtarëve myslimanë tha se “Kurban Bajrami është një festë që materializon bindjen e lartë, dorëzimin, durimin dhe sakrificën e njeriut ndaj Zotit të gjithësisë.Kurban Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër”.

 

Kurban Bajrami është festa që simbolizon, midis të tjerash, sakrificën sublime të babait të profetëve, Ibrahimit a.s. Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

 

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojmë këtë festë islame.

Për nder të kësaj feste theren kurbane, ndërsa besimtarët e kryejnë njërin nga pesë kushtet e fesë islame, shkuarjen në Haxh.

 

Pas riteve fetare dhe faljes së namazit të Bajramit, besimtarët u shpërndanë në shtëpitë e tyre, ku vijojnë me vizitat e të afërmve, therjen e kurbanit e shpërndarjen e saj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img