Lëvoret e limonit më së shpeshti i përdorim për përgatitje të ëmbëlsirave. Megjithatë, ajo që rrallë kush e di është që pikërisht lëvoret e limonit mund të shërbejnë si ilaç i dobishem
Është e njohur që nga koha e lashtë që limoni është i pasur me vitaminën C, por edhe me nutriene të tjera të dobishme për shëndetin tonë.
Mbron nga shumë sëmundje dhe si superushqim është njëri ndër artikujt më të dobishëm të cilët na i ka “dhuruar” natyra.
Përmban bioflavonoide, pektine, thartirë folike, vitamina C, A, B1, B6, kalium, kalcium, magnez, fosfor, mangan, por ndikon shumë mirë në punën e mëlçisë, zorrëve, lukthit, sistemit të imunitetit, sistemit nervor dhe atij kardiovaskular, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, lëvoren e limonit më së shpeshti e përdorim për përgatitje të ëmbëlsirave.
Megjithatë, ajo që rrallëkush e di është që pikërisht lëvorja e limonit mund të shërbejë si ilaç i dobishëm. Përmban sasi të ulët sheqeri, mirëpo është e pasur me minerale alkaline, andaj në organizmin tonë ka veprim alkal.
Lëvorja e limonit ndikon si antiseptik, ndërkaq në mjekësinë alternative përdoret për ulje të temperaturës. Vaji esencial të cilin e përmban lëvorja e limonit ndihmon që të qetësohen enët e gjakut, nervat dhe zvogëlon dhembjen.

Qëroni dy limonë dhe kujdesuni që nga limoni të mos hiqni pjesën e trashë të lëvores e cila do të përfshijë edhe shtresën e bardhë nën lëkurë.
Kujdesuni të hiqni vetëm shtresën sipërfaqësore të lëvores. Qiteni drejtpërdrejt në vendin ku keni dhembje, forcojeni me kompresë apo me fashë dhe mbajeni dy orë. Përsëriteni veprimin dy herë në ditë.
Mënyra tjetër e përdorimit të lëvores së limonit me qëllim të shërimit është ajo që lëvoret e 3 limonëve t’i qitni në një kavanoz dhe qitni sipër vaj ulliri ekstra të virgjër dhe mbylleni kavanozin. Lëreni kështu dy javë.
Lëreni tërë natën dhe dhembja do të zhduket. Ruajeni në vend të errët. /Telegrafi/


