Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Kreu i ekzekutivit kosovar do të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Takimet e parapara për në orën 14:00 kanë nisur me vonesë për shkak se e Italisë, Giorgia Meloni, ka arritur me gjysmë ore vonesë.
Takime të tilla si Kurti pritet të zhvillojë ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ato janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.


