-1.8 C
Sterling Heights
12/12/2025, 14:00
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti: Draft-statuti i Asociacionit është anti-kushtetues, unë prezantova një draft-vizion

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaKurti: Draft-statuti i Asociacionit është anti-kushtetues, unë prezantova një draft-vizion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit të zhvilluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai fillimisht përmendi miratimin e deklaratës për të pagjeturit apo personat e zhdukur me dhunë dhe forcë nga lufta e fundit në Kosovë. Kurti shtoi se janë edhe 1 mijë e 617 persona të pagjetur.

“Zemërimi dhe ankthi janë më të mëdhenj se pikëllimi dhe vajtimi, është çështje urgjente siç është vendosur në aneksin për zbatim në marrëveshjen e Ohrit”, tha ai.

Kurti tregoi se e dëgjuan ekipin menaxhues që prezantuan sot draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Një draft-statut i tillë sipas Kurtit është i jashtëligjshëm dhe nuk përputhet me Kushtetutën e Kosovës

“Në këtë takim të sotëm pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut në gjithsej 67 nene dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut është fundamentalisht i papajtueshëm me ligjet dhe Kushtetutën, të drejtën evropiane, të drejtat e pakicave, përkundër kësaj,  unë propozova një draft-vizion si kryeministër”, tha ai.

Kësisoj, ai tregoi se ka prezantuar një draft-vizion që ka 11 pika dhe si do të rregulloheshin komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Mes tjerash, Kurti tregoi se e ka paraqitur një dokument që tregon se Vuçiq e ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, raporton Paparaci.

“Gjithsej, 11 pika unë kam propozuar një vizion sesi do të duhej të ishin vlerat dhe principet, që rregullon komunitetet jo shumicë. Besoj që ai do të trajtohet me seriozitet nga ndërmjetësit, sepse në atë mënyrë duam të ndërtojmë diçka të mirë. Në këtë rast, dua të theksoj që dorëzova te ndërmjetësit edhe një dokument mbi atë se si nga 27 shkurti kur jemi pajtuar për marrëveshje, Beogradi e ka shkelur atë”, tha ai para gazetarëve.

“Në atë dokument shihet qartë se nga 11 nenet e marrëveshjes bazë, 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi zyrtar. Vetëm për një muaj janë shkelur 8 nga 11 nene. Kam dorëzuar një dokument ku janë tri deklarata të Vucicit se si ai thotë që nuk është pajtuar me marrëveshjen bazë, se si nuk do ta zbatojë atë në tërësi, kisha nevojë për një garancion se kemi seriozitet, pasi kemi marrëveshje, kemi siguri si palë dhe kjo u tha qartë se kemi marrëveshje”, shtoi ai.

“Gjithashtu, ua dhashë një dokument për të treguar që koordinatorja e ekipit menaxhues ka dhënë betim në parlamentin e Serbisë, ka konflikt interesi. Ajo çfarë është e qartë se në rastin e zbatimit të draft-statutit, mund të thuhet se nuk ka funksion e as rol. E kanë dorëzuar draftin, ua thashë në mënyrë të arsyeshme se është fundamenalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, është mirë që sa më parë të fillojëz batimi mbi bazën. Draft-statuti i prezantuar është rezultat i dëshirës për RS në Kosovë. Qartazi, ekziston dëshira për RS në Kosovë”, vijoi Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se shkoi në Brukselme vullnet e qëllime të mira që të zbatohet marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, “sepse kemi nevojë për normalizim e fqinjësi të mirë”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img