0.8 C
Sterling Heights
12/01/2026, 22:12
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti e Çeku së bashku me myftiun Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti e Çeku së bashku me myftiun Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë...

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naimm Tërnavën, kanë vizituar xhamin e “Osman Efendiut, apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftim të BIK-ut, ku theksohet se xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, së bashku me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurtin dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, vizituan xhaminë e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.  Ajo është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XX në qytetin e Novobërdës”, thuhet në njoftim.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img