-2.4 C
Sterling Heights
05/12/2025, 17:03
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti e Lajçaku do të diskutojnë për udhërrëfyesin për zbatimin e Planit evropian

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaKurti e Lajçaku do të diskutojnë për udhërrëfyesin për zbatimin e Planit...

I dërguar special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të enjten (sot) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në takimin që pritet të fillojë nga ora 16:00, ai do të jetë me kryeministrin Albin Kurti, ku pritet të diskutohet për Udhërrëfyesin për zbatimin e Planit evropian.

Para takimit me Kurtin, Lajçak do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në orën 14:10

Pas Pritshtinës Lajçaku pritet ta vizitojë edhe Beogradin.
Kjo eshte vizita e parë e tij në Kosovë e Serbi, që nga takimi i 27 shkurt në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, që u mbajt në Bruksel.

Pas atij takimi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se ai ishte i gatshëm të firmoste dakordimin për propozimin evropian porse, sipas tij, pala serbe ka refuzuar. E presidenti i Serbisë, Vuçiq, pati deklaruar se nuk është arritur asgjë, meqë Kurti ka refuzuar Asociacionin. Megjithatë, për zyrtarët e BE-së takimi ka qenë i suksesshëm

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kishte thënë se të dy liderët janë pajtuar se më nuk ka nevojë për diskutime për propozimin e BE-së dhe se ata kanë shprehur gatishmërinë të vazhdojnë me implementimin e marrëveshjes pas diskutimeve për modalitetet e dispozitave të saj. Takimi i radhës në mes të Kurtit e Vuçiqit pritet të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img