-5.1 C
Sterling Heights
22/12/2025, 3:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti falënderon Turqinë për ardhjen e 500 ushtarëve të KFOR-it turk

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti falënderon Turqinë për ardhjen e 500 ushtarëve të KFOR-it turk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të enjten ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, të cilin e falënderoi për ardhjen e kontingjentit prej 500 ushtarëve në KFOR.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet që Kurti ka deklaruar se ardhja e këtij kontingjenti i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë. Kurti e Angili biseduan edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit “në sfera të interesit reciprok”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok. Kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve Turk në KFOR, duke cilësuar se kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Albin Kurti ka ndarë me ambasadorët e akredituar në Kosovë dokumente, për të cilat ka thënë se dëshmojnë agresionin e Serbisë ndaj Kosovës dhe se rrëmbimi i policëve kishte ndodhur thellë në brendi të territorit të vendit.

Më 7 qershor janë dislokuar trupa të Turqisë për ta forcuar misionin e KFOR-it, pas tensioneve në veri të vendit/koha

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img