-3.5 C
Sterling Heights
05/12/2025, 21:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti-Kasanofit: E nevojshme të zbatohet plotësisht dhe sa më shpejt Marrëveshja Bazë me Serbinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti-Kasanofit: E nevojshme të zbatohet plotësisht dhe sa më shpejt Marrëveshja Bazë...

Kryeministri Albin Kurti dhe Ndimëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, kanë diskutuar për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje të samitit të Procesit të Berlinit të hënën

Në vizitën e parë zyrtare të Kasanofit në këtë post, në Kosovë, është diskutuar edhe për dialogun me Serbinë.

“Përgjatë takimit u trajtua dhe dialogu me Serbinë, ku kryeministri shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Kryeministri theksoi edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje edhe të samitit të Procesit të Berlinit të hënën e ardhshme, ku trajtoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila i kontribuon qytetarëve të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje është theksuar edhe rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimi i dyanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img