-4.7 C
Sterling Heights
29/12/2025, 23:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti në Britani: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës s’mund të mbahen peng nga Serbia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti në Britani: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës s’mund të...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po vazhdon ta terrorizojë Kosovën në forma të ndryshme, përfshirë përdorimin e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit dhe po ashtu ndërhyrjen në mënyrë aktive për të penguar pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kurti, duke folur në Liverpool, në Konferencën e Partisë Laburiste, ka thënë se Serbia më 24 shtator në Banjskë kishte synuar ta përsëriste atë që bëri presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Donbas. Kurti tha se synimi i Serbisë kishte qenë pushtimi i veriut të Kosovës.

“E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, e as paqja dhe siguria në Evropë. Ndërsa nisim rrugën e integrimit në BE dhe NATO dhe bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me fqinjin tonë verior, duke i kthyer ato në fqinjësi të mirë, unë kërkoj që të merret seriozisht ndikimi rus i kanalizuar përmes Serbisë dhe kërcënimi që ajo përfaqëson, në mënyrë që tirania e atyre që mbajnë posite publike për të shtypur dhe destabilizuar demokracinë në shtete tjera të mund të ndalet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ndikimi i Partisë Laburiste të Britanisë në fatin e Kosovës ka qenë shumë i rëndësishëm.

“Në vitin 1999, nën udhëheqjen e Tony Blair, Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e intervenimit ushtarak të NATO-s, për të ndaluar vazhdimin e fushatës gjenocidale nga forcat serbe… pastaj në shkurt të vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Mbretëria e Bashkuar, me Gordon Broën si kryeministër, ishte një nga vendet e para që njohën shtetësinë e Kosovës”, tha Kurti.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img