-2.9 C
Sterling Heights
04/01/2026, 23:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti në takim me QUINT-in: S’ka zgjedhje serbe pa marrëveshje

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti në takim me QUINT-in: S’ka zgjedhje serbe pa marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, me të cilët diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.

 

Sipas njoftimit nga Qeveria, kryeministri  Kurti theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Kurti ka shprehur keqardhje për mungesën e gatishmërisë së Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje, sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.​

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img